VIDEO/ Rama në spitalin e Vlorës: Një investim me standarde bashkëkohore

Prej mëngjesit të kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ka nisur takimet në qytetet ku përfshinë inaugurimin dhe inspektimin në disa projekte si dhe takimet me strukturat.

Rama inspektoi në Vlorë investimin me standarde bashkëkohore që është spitali Rajonal i Vlorës, si dhe rindërtimin e Farmacisë dhe Dispancerisë së re.

”Edhe një tjetër investim me standarde bashkëkohore përfundon në Spitalin Rajonal të Vlorës, me rindërtimin e Farmacisë dhe Dispancerisë së re, teksa vijon puna për një tjetër investim akoma që synon rritjen e kapaciteteve, sistem të ri triazhimi dhe transformimin tërësor të shërbimit të Urgjencës përpara fillimit të sezonit turistik”,-shkruan Rama në facebook”.

SHKARKO APP