VIDEO/Rama: Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2

Kryeministri Edi Rama ka postuar momentin kur satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në hapësirë nga Cape Canaveral në Florida te SHBA.

Kreu i qeverisë shkruan se nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1dhe Albania 2. Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”-përfundon mesazhin e tij Edi Rama.

SHKARKO APP