VIDEO/ Shembet me tritol resorti ”Saint Michelle Residence” i ndërtuar pa leje! Në pronësi të ish-kreut të IMT-së
Me tritol u shemb resort ”Saint Michelle Residence”, në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, për të cilin është arrestuar ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashki, Ardian Halili, pasi e ka ndërtuar pa leje gjatë kohës që ishte në detyrë. Policia e Durrësit dha detaje mbi arrestimin e Ardian Halilin, ish-kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në qytetin bregdetar.

Sipas bluve, ish-zyrtari, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Residence” në fshatin Shetaj të Ishmit në vijën bregdetare pranë Kepit të Rodonit. Policia sqaroi se i gjithë objekti i pushimit, me 11 kabina tip garsionere, një godinë 2 katëshe, një fushë mini-futbolli, pishinë në një sipërfaqe toke 5.600 m2 është ndërtuar pa leje prej vitit 2018 e në vijim, gjatë kohës kur Ardian Halili ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës, deri në vitin 2021
KOHA JONË SONDAZH

