VIDEO/ Vritet gjyqtari, arrestohet autori. U qëllua në mes të gjyqit me armë

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri këtë të hënë, teksa ishte në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Autori i ngjarjes është Elvis Shkambi, dhe mësohet se është arrestuar në flagrancë nga policia. Po ashtu nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj.

Gjyqtari është qëlluar për vdekje sapo ka dhënë vendimin.

Pasi u qëllua me armë, gjyqtari u dërgua drejt spitalit, por ka mbërritur pa shenja jete. Babë e bir që mbetën të plagosur, janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një prej tyre është futur në operacion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konflikti për pronën, zvarritjet gjyqeve prej disa vitesh tashmë, madje autori Shkambi e kishte denoncuar historinë edhe në një emision investigativ. Sipas pretendimit të tij vite më parë, ai thoshte se kishte fituar në Shkallën e Parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit. Ai pretendon se pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e Elvis Shkambit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dinamika është e paqartë, pasi nuk dihet sesi autori ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e gjykatës, sepse në hyrje të saj ka një detektor metalik. Ngjarja e sotme është një kambanë alarmi për sigurinë në vend, pasi ajo ndodhi brenda ambienteve të një prej institucioneve që konsiderohet ndër më të sigurtat.

Kalaja është emëruar si gjyqtari në vitin 1993. Gjyqtari gjatë jetës së tij ka shërbyer edhe si Zv.Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër, gjyqtar pranë kësaj gjykate dhe gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Kalaja u konfirmua në detyrë në vitin 2019 duke kaluar procesin e Vetting-ut.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykasekuestrohet arma e krimittës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen”, njoftoi sot policia.

Lexoni edhe lajmet e mëposhtme:

Vr*u gjyqtarin, mësohet se kush është autori që u fut me a*më në sallën e gjyqit

U v*a në krye të punës ja kush është gjyqtari Astrit Kalaja

Vr*sja e gjyqtarit, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për autorin dhe porositësit

Dalin detajet e para: Plumba drejt gjyqtarit Astrit Kalaja/ Identifikohet autori

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?