Vizitë zyrtare në Monako, Presidenti Meta pritet nga Princi Albert II

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur sot vizitën zyrtare në Principatën e Monakos. Vizita zhvillohet me ftesë të Princit Albert II.
Kreu i shtetit është pritur me nderimet ushtarake në Pallatin e Princit Albert II dhe më pas ka zhvilluar një takim kokë më kokë me Princin e Monakos.
Në një mesazh në Facebook, teksa ka publikuar pamje nga pritja ceremoniale, Presidenti Meta shkruan: “Nder dhe kënaqësi e veçantë të pritesha sot nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos. Takim mjaft konstruktiv për identifikimin e potencialeve të shumta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok. Shqipëria dhe Principata e Monakos të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve. ?????”.

SHKARKO APP