Voltana Ademi, si ikonë demokratësh në Shkodër

A-Kryebashkiakja aktuale e Shkodrës, Voltana Ademi, ka vendosur të mos rikandidojë. E qartë në vendimin e saj, largpamëse dhe njeri me dinjitet, pikërisht ky dinjitet që mungon në politikën shqiptare dhe që nuk po e shikojmë kurkund në partitë politike.
Ajo mund të rikandidonte ose të prishte punë, siç shkruan analisti i mirënjohur Enton Abilekaj, me “markë” gazetarie KOHA JONE.
Voltana do të ishte edhe një mundësi që nesër kur të ketë zgjedhje në PD, natyrisht ajo pozicionohet pro lideri historik Berisha; pra të jetë një kandidate për kryetare e PD-së.
E pse jo?
Ajo është ikonë demokratësh në Shkodër e pse të mos jetë për krejt demokratët shqiptarë? Pse të mos kenë demokratët një grua kryetare? E do të kemi në të djathtën shqiptare; një burrë që mban vulën me gjykatë dhe një grua që e fiton vetë PD-në me dinjitet! /Nilda Halili/
B-Voltana Ademi, si ikonë demokratësh në Shkodër

Nga Enton Abilekaj-

Voltana Ademin si kryetare bashkie mund ta vlerësojnë vetëm ata që kanë provuar qeverisjen e saj në Shkodër, por si politikane nuk ngjan me asnjë. E vetmja nga 61 kryetarët që, pasi e sfidoi 30 qershorin, nuk iku me bisht nder shalë, por i qëndroi deri në fund betejës dhe e fitoi.

Sot largohet me vullnet të lirë, për t’ i lenë vendin një procesi, për të mos ndikuar në proces.

Mund të zgjidhte të kundërten, të bënte pazar me të dyja palet, ose të imponohej duke mos u larguar, edhe nëse nuk e donin. Mund të dëmtonte këdo për interesin e saj, por zgjodhi të bëjë politike. Jo politikë shqiptarçe, jo përçarje, jo imponim, jo “mbrapa meje u bëftë qameti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një shembull politik për t’u admiruar, një standart për t’ua kërkuar të gjithëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?