Vuçiç “paralizon” Tiranën! Shoferët u bien borive dhe thërrasin “Rama ik”

Ka shkaktuar koas dhe paralizim të qarkullimit rrugor në Tiranë ardhja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, në kuadër të të ashtuquajturit “Samiti i mini-Shengenit Ballkanik”.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme të realizuar nga një qytetar në sheshin “Wilson” është rënduar trafiku, duke sjellë irritimin e shoferëve, të cilët u kanë rënë pa pushim borive të makinave.

Kjo situatë kaotike u krijua për shkak të lëvizjes së krerëve politikë nga hoteli ku takuan pak orë më parë afër Parkut Olimpik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në video dëgjohen edhe thirrjet “Rama ik”, të cilat muajt e fundit po ushtojnë ngado, përfshirë këtu edhe stadiumet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa një prej këmbësorve dëgjohet duke thirrur: Kosova është Shqipëri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?