Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Kosovë, teksa shprehet se zgjedhjet e djeshme ishin një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar qytetarët e Kosovës dhe politikën atje që i treguan mbarë botës se e shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje.

Në vijim postimi i plotë i Metës

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.
Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!

SHKARKO APP