Zgjedhjet në Tiranë, Balluku-Manastirliut: Na ke të gjithëve në krah në këtë betejë të re që do e fitosh
Zv/kryeministrja dhe ministre, tashmë drejtuese politike e PS-së për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Belinda Balluku ka ndarë një mesazh për kandidaten e PS në këtë garë, Ogerta Manastirliu. Teksa ka postuar një foto krah saj, Balluku i shkruan se në këtë garë i ka të gjithë në krah.
”Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë”,-shkruan Balluku.
Postimi i plotë
Prej vitesh kemi ndarë beteja, miqësi, ëndrra dhe plane për fëmijët tanë, biseda të pafundme dhe momente që nuk harrohen.
Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë.
E njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe sa sinqerisht kujdeset për çdo gjë që merr përsipër. Jam krenare për ty dhe nuk ka nevojë të të them, që na ke të gjithëve në krah, në këtë betejë të re që do e fitosh siç ti gjithmonë di.
KOHA JONË SONDAZH

