Zgjedhjet për Tiranën, Agron Shehaj: Nuk mbështesim asnjë kandidat të PD

Akoma në PD janë të paqartë se si do të dalin në kryeqytet, ndonëse janë në negociata me partitë opozitare për të gjetur kandidatin e duhur për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës dhe 5 bashkive të tjera. Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, thotë se ai ka vetëm një kusht.

Për deputetin Shehaj, partia e tij Mundësia do të bashkëpunojë dhe do të ulet në tryezë me Partinë Demokratike vetëm nëse gjendet një kandidat i përbashkët dhe jashtë partive politike. Ai tha qartë se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Partisë Demokratike.

”Ne kemi mbajtur një qëndrim dhe kemi thënë që ka vetëm një mënyrë për të fituar zgjedhjet në Tiranë, dhe e vetmja mënyrë është e gjithë opozita të ketë një kandidat që vjen nga jashtë partive politike. Jemi të bindur që kjo është e vetmja mënyrë për të fituar zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Nuk kemi marrë një përgjigje të prerë nga Partia Demokratike nëse është apo nuk është për një alternativë të tillë. Tani na kërkohet që të futemi në negociata. Para se të fillojmë çdo lloj negociate, është shumë e rëndësishme që PD të thotë është apo nuk është për një kandidat të tillë. Dhe nuk mund të luajë me dy porta duke thënë edhe jemi edhe nuk jemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi disa alternativa, shumë të mira, që jam i bindur që mund të fitojnë përballë kandidates së Partisë Socialiste. Thjesht, PD-ja të ndajë mendjen, nuk mund të ulemi në negociata pa ditur çfarë po negociojmë. Nëse duan të dinë nëse ne do mbështesim një kandidat të PD, është e kot që ulemi në negociata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjigjia është jo! Nëse janë të gatshëm dhe kanë ndarë mendjen që të kandidojnë një përfaqësues të opozitës që të bashkojë opozitën dhe që të marri vota përtej votave të partive opozitare, absolutisht dakord. Jo vetëm që jemi dakord, por jemi të bindur që kjo është e vetmja mundësi. Ky është një fillim, le ta fillojmë me Bashkinë e Tiranës. Le të tregojmë që mundet Edi Rama”, u shpreh Agron Shehaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?