Zjarr i frikshëm në tregun e rrobave të përdorura tek ”5 Maji”, dikush e ka piketuar për Kulla!

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi mes tezgave, ndërsa tymi i dendur ka krijuar panik te tregtarët dhe qytetarët e pranishëm.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Afër zjarrit masiv ndodhen edhe tre pallate banimi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes në zonat përreth. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Me sa duket dikush e ka piketuar për ndërtime kullash! Kjo duket si metodë e njohur e mafias së ndërtimit, i djeg dhe me pas merr leje ndërtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të materialeve tekstile lehtësisht të djegshme, zjarri është vështirë të vihet nën kontroll. Në vendngjarje janë përqendruar forcat zjarrfikësve, si dhe janë tërhequr edhe ato që ndodheshin në Durrës për përmbytjet. Mësohet se është kërkuar ndihma edhe e ushtrisë dhe zjarrfikësve të Elbasanit dhe Vorës.

Deri tani janë 10 zjarrfikëse në punë. Situata akoma mbetet e rrezikshme. Tymi ka mbuluar gjithçka në zonën përreth, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Digjen disa magazina, zjarri vijon aktiv. Në rrezik disa biznese përreth

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?