Zjarret në vend/Presidenti Meta: Të neutralizohet çdo vatër, autoritetet të marrin menjëherë masa

Nisur nga situata e rëndë me zjarret në vend, ku mijëra hektarë me pyje po digjen, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bën thirrje që të neutralizohet çdo vatër.

Kreu i shtetit nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.

SHKARKO APP