Zv/kryeministri Braçe: Do jemi të detyruar të mbyllemi prapë nga Covid-19!

STATUSI NGA ERION BRAÇE:

MË RËNDË E MË VËSHTIRË SE SOT,
NUK KA QENË ASNJËHERË NË 9 MUAJ!

A DO REAGOJME APO
DO I LËSHOHEMI SËMUNDJES?
Gjithçka e kishim dhe e kemi ende
NE në dorë;
E di që është e vështirë kështu,
por DUHEN KUFIZUAR PATJETËR
TAKIMET JASHTË SHTËPIE!
Veç punës me masat e njohura të sigurisë-Maskë, Distancë, Higjenë, çdo gjë tjetër duhet kufizuar;
Kemi refuzuar mbylljen,
çfarë s’kemi thënë kundër saj,
po i rezistojmë një mbylljeje të re tani,
ama vetë, secili prej nesh,
duhet të bëj të tijën:
TË MBROJ VETEN DUKE KUFIZUAR TAKIMET, PREZENCËN NË KAFE, KLUBE, RESTORANTE,
QENDRA TREGETARE, PAZARE ETJ;
Kështu mbron edhe familjen, prindërit, fëmijet,
të afërmit!
Shihini numrat;
Mosha më e prekur tani është
65-74 vjec!
Prej nesh që duhet të kujdesemi për ta,
prej nesh që hymë e rrimë me orë kudo
e përcjellim infeksionin në shtëpi, tek ta!
PO UA MBYLLIM JETËN PA E MERITUAR ASPAK KËTË QË PO U BËJMË ME HARRESËN NDAJ TYRE,
ME PAPËRGJEGJSHMERINË TONË QË GODET ME TË PAMBROJTURIT!
A e mban dot këtë barrë kaq të rëndë për gjithë jetën?;
E kishim në dorë ti shpëtonim por i vramë për një kafemuhabet tek klubi i lagjes!

SHKARKO APP