Home Bota Kujdesi shënd...

Kujdesi shëndetësor universal në SHBA, Gjykata e Lartë i jep të drejtë demokratëve me “Obamacare”

8
0

Gjykata e Lartë amerikane ka mbështetur sërish ligjin e demokratëve që synon të sigurojë sigurim shëndetësor të përballueshëm për të gjithë amerikanët.

Këtë të enjte gjykatësit amerikanë hodhën poshtë padinë  ngritur nga Teksasi dhe 17 shtete të tjera që qeverisen nga Republikanët.

Kjo është hera e tretë që nga viti 2010 që paketa e cilësuar “Obamacare” i ka mbijetuar sfidave që i kanë sjellë republikanët.

Gjyqtarët vendosën me një shumicë 7 me 2 se paditësit nuk kishin pozitë ligjore për ta ngritur këtë çështje.

Më herët ka qenë presidenti amerikan Donald Trump i cili premtoi se do ta shfuqizonte këtë politikë të Obamës, që se hyri në zyrën Ovale.

Republikanët u përpoqën dhe dështuan ta rrëzojnë ligjin në Kongres.

Amerikanët janë gjithashtu të ndarë sa i përket kësaj nisme të qeverisë Obama, por Amerika mbetet vendi i vetëm në Perëndim që nuk ka një kujdes shëndetësor të plotë dhe universal për qytetarët e saj.

Shumë analistë amerikanë marrin gjithnjë si shembull sistemin kanadez mjekësor.

Kjo politikë shëndetësore e periudhës Obama mbulon me kujdes shëndetësore mbi 30 milion amerikanë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit