100 vite dekorata, Arkiva publikon vlerësimet e periudhës osmane

Historia e dekoratave të dhënë prej periudhës osmane është ekspozuar në muzeun kombëtar. Vlerësimet për 48 personalitete, nisur prej periudhës osmane do të jenë të aksesueshme për të gjithë shqiptarët në muzeun kombëtar.

Në Muzeun Kombëtar janë ekspozuar 48 dekorata të personaliteteve shqiptare e të huaj që janë dhënë nga periudha osmane. Një ndër to është dhe vlerësimi për trimësi i dhënë në periudhën osmane.

Aty mund të gjesh dhe vlerësimet për Andon Zako Çajupi, titullin kalorës i feniksit për At Gjergj Fishtën  dhe deri te vlerësimi në vitin 1922 për kishën ortodokse shqiptare.

Titulli heroi i popullit për kontribut të çmuar për Sadik Stavaleci është një tjetër dekoratë ashtu si dhe dekorata e flamurit për lëvizjen studentore të vitit 1990.

Drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido u shpreh për Rtv Ora se nderimi me çmime të personaliteteve të njohura tregon një vlerë qytetarie.

Ardit Bido: Urdhrat e dhëna për dekoratat janë të gjitha në Arkivin e Shtetit në një tentativë për ta sjellë historinë sa më afër të gjithëve. 

Vlerë të shtuar e ka konsideruar drejtori i muzeut Dorian Koçi.

Dorian KoçiKemi një koleksion shumë të bukur të ardhur nga Anglia, të dhuruar nga pasardhësit e familjes së sekretarit të Princ Vidit. Ashtu siç kemi disa dekorata dhe medalje të heronjve të luftës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur, për gati dy javë, ku qytearët do të kenë mundësinë të shohin Medaljet që u janë dhënë personaliteteve të shquar ndër vite.

/Ora News

 

SHKARKO APP