Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj: Ju ftoj në festivalin “Netët e filmit shqiptar” në Prishtinë

Ambasada shqpitare në Kosovë, me në krye ambasadorin Petrit Malaj, organizon në Prishtinë ciklin kulturor “Netët e filmit shqiptar”. Me ketë rast, ambasadori Malaj fton të gjithë artëdashësit e filmit të jenë pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së këtij eventi kulturor.

Në vijim postimi i ambasadorit Malaj në Facebook: 

Të dashur miq,
Kam kënaqësinë t’ju ftoj në ciklin kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë.
Ceremonia e hapjes do të mbahet me shfaqjen e filmit të paharrueshëm “Përrallë nga e Kaluara”, të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
E mërkurë, 17 shtator 2025
Ora 19:00
Kino Armata, Prishtinë
“PËRRALLË NGA E KALUARA” (1987)
⏱ 87 min | 🎞 Me ngjyra
Bazuar në poemën satirike “14 vjeç dhëndër” të Andon Zako Çajupit, ky film mbetet një nga komeditë më të spikatura të kinemasë sonë. Historia e Marigos, e dashuruar me Trimin por e detyruar të martohet me një djalë 14-vjeçar nga një familje e pasur, sjell me finesë humor, satirë dhe reflektim shoqëror.
Kjo shfaqje është edhe një homazh për mjeshtrin e madh Dhimitër Anagnosti (1936–2025) – një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare, regjisor i dhjetëra veprave të mëdha, që solli në ekran dramën njerëzore me një gjuhë filmike moderne dhe të fuqishme.
🎞 Ju ftoj me përzemërsi të bashkoheni me ne në këtë udhëtim të veçantë në historinë e kinemasë shqiptare!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?