Bashkia dhe AADF nisin projektin BID, Kalaja e Elbasanit

Me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe studion prestigjioze MVM Architecture, ka nisur puna për projektin BID, Kalaja e Elbasanit. Ky projekt synon të rikthejë kalanë në qendër të jetës kulturore e turistike të qytetit, duke e shndërruar në një destinacion atraktiv për qytetarët dhe vizitorët.

Në takimin e zhvilluar për nisjen e këtij projekti, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, bashkë me partnerët e AADF dhe përfaqësues të MVM Architecture, prezantuan vizionin dhe drejtimet kryesore të ndërhyrjes.

Ky projekt do të përfshijë, rikualifikimin urban të hapësirave brenda kalasë,
përmirësimin e infrastrukturës publike për vizitorët dhe banorët, ruajtjen dhe restaurimin e elementëve me vlerë historike e kulturore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nxitjen e aktiviteteve kulturore e artistike brenda mureve të kalasë, mbështetjen e bizneseve të vogla tradicionale dhe promovimin e turizmit lokal.
Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, u shpreh se “ky është një kapitull i ri për Elbasanin. Kalaja do të rikthehet në vlerat e saj maksimale, duke u bërë një pikë e fortë për identitetin historik dhe zhvillimin turistik të qytetit. Falënderoj AADF për mbështetjen dhe partneritetin në këtë projekt madhor.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky investim shënon një hap të rëndësishëm për transformimin e Kalasë së Elbasanit në një qendër të gjallë të trashëgimisë, kulturës dhe turizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?