Ekspozita “Myrtis”
Të premten, më 14 Shtator 2018, në orën 18.00, në Sallën COD inagurohet Ekspozita “Myrtis – Ballë për ballë me të shkuarën’’ , në epiqendër të së cilës është vajza 11-vjeçare nga Athina e Lashtë, viktimë e epidemisë së tifos para 2500 vjetësh dhe “Mike e Objektivave të Mijëvjeçarit” të OKB-së, në kohën e sotme.
Ekspozita organizohet në Tiranë, nën kujdesin e Ambasadës së Greqisë dhe të Përfaqësisë së OKB-së në Shqipëri dhe do të qëndrojë hapur nga 14.09.2018 deri më 06.10.2018.
Nesër paradite do të ketë konferencë shtypi në orën 11:00. Në panel do jenë: Ambasadorja e Greqisë, znj. Eleni Sourani, përfaqësuesja në Shqipëri e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, znj. Nazira Artykova si dhe ideatori i ekspozitës, profesor Manolis Papagrigorakis.