Gazmend Kapllani, shkrimtari pa nënshtetësi dhe pa origjinë greke që përfaqëson letërsinë greke në një panair ndërkombëtar

Shkrimtari i njohur shqiptar Gazmend Kapllani është i ftuar nga Fondacioni i Kulturës Helenike të Greqisë të jetë pjesë e Panairit të Librit në Paris, nga data 15 deri 18 Mars. Ai është aty i përzgjedhur si një shkrimtar që shkruan në gjuhën greke dhe ka sukses në tregun grek të librit, por dhe si një shenjë hapje e kulturës greke ndaj kulturave të tjera.

Në një postim të tij Kapllani shkruan:

“Para disa muajsh Fondacioni i Kultures Helenike me propozoi qe te perfaqesoje Greqine ne kete Panair. Te them te drejten propozimi me befasoi paksa. Meqenese ne Greqi jam mesuar shpesh me surpriza te pakendeshme, kete radhe befasia ishte shume e kendshme. Duke qene se librat e mi gezojne nje publik shume te gjere ne Greqi; duke qene se tre romanet e para i kam shkrujtur ne greqisht dhe greqishtja eshte nje gjuhe te cilen e desha shume dhe me deshi si te barabarte; duke qene se gjithmone jam munduar te promovoje dialogun mes kultures Greke dhe Shqiptare, Grekeve dhe Shqiptareve, pa komplekset e njohura ballkanike dhe per kete, fatkeqesisht, kam paguar nje harac te larte; duke dashur t’u dergoj nje mesazh zemer-dhenes bashkeatdhetareve te mi dhe gjithe emigranteve ne Greqi, si edhe atyre qe perpiqen per paqen dhe dialogun ne Ballkan; duke qene se ndjehem njekohesisht nje shkrimtar poliglot Shqiptar dhe Ballkanas; duke qene se kultura greke eshte pjese e kultures sime kozmopolite; duke qene se do jem ne shoqerine e tre shkrimtareve te tjere brilante Greke, – Kalia Papadaki, Vasilis Aleksakis, Kristos Hrisopulos – te cilet i vleresoj jashtezakonisht.

Per te gjitha keto arsye e pranova ftesen me mirenjohje. Ne historine e letersise bashke-kohore greke duhet te jem jo vetem Shqiptari i pare, por edhe shkrimtari i pare pa nenshtetesi dhe pa origjine greke qe perfaqeson letersine greke ne nje panair kaq te rendesishem nderkombetar.

Per kete arsye ndjehem vecanerisht i nderuar. Vjet ne Panairin Nderkombetar te Lajpsigut ne Gjermani perfaqesova Shqiperine. Sivjet ne Paris do perfaqesoj Greqine. Ndoshta eshte hera e pare qe dicka e tille ndodh ne historine e letrave Shqiptare, Greke dhe me gjere ne Ballkan.

Per kete arsye ndjehem vecanerisht i nderuar. Shpresoj qe dicka e tille te frikesoje te paktet dhe te frymezoje te shumtet. Sidomos te shumtet e brezit te ri ne Shqiperi, Greqi dhe Ballkan.

Mirupafshim ne Paris…”

SHKARKO APP