Studentja Luigjina Shkupa dhe regjistori, Robert Budina në Kalanë Rozafa për filmin dokumentar, “Gjej Za”

Ky film dokumentar përbën një thirrje personale për të reflektuar mbi përvojën e emigracionit dhe sfidat që ka përjetuar si pjesë e diasporës, regjisorja e tij Luigjina Shkupa, e cila ka emigruar nga Shkodra qysh në moshën 3-vjeçare dhe aktualisht po përfundon studimet në Universitetin e Filmit në Mynih, Gjermani.

Një bashkëproduksion i ERA Film, me producent, regjisorin Robert Budina, dokumentari “Gjej Za” fokusohet në eksplorimin e identitetit dhe trashëgimisë kulturore.

Përmes një rrugëtimi nëpër historinë dhe kulturën e Shqipërisë, Luigjina synon të zbulojë rrënjët e identitetit të saj kulturor dhe thelbin shpirtëror të popullit shqiptar.

Nën një kontekst historik, me në sfond Kështjellën e Shkodrës, ajo dëshiron të kuptojë vetveten përmes kontekstit kulturor dhe të shpalosë dilemën se a është e mundur të shpëtojmë nga strukturat kulturore që na janë trashëguar.

Dokumentari “Gjej Za” zbulon thellësinë e identitetit të saj në kontekstin e një Shqipërie të shkuar dhe të sotme.

Përgatiti: Albert Vataj

SHKARKO APP