“Kanuni i Lekë Dukagjinit” vjen edhe në versionin e gjuhës gjermane

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih në bashkëpunim me edicionin Xenia Luzern-Klinë, me datën 24 mars, do promovojnë “Der Kanun” –Kanunin e Lekë Dukagjinit, në gjuhën gjermane.

Mediat kosovare shkruajnë se për Kanunin do të flasin Konsulli i Republikës se Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu, Botuesi i “Der Kanun” Martin Schaellebaum si dhe përkthyesi i “Der Kanun” në gjuhën gjermane, Bardhec Berisha.

Botimi “Der Kanun” është përkthim i plotë dhe i vetmi me të drejtë të autorit, të cilën e ka dhënë Rendi Françeskan i Shkodrës, si botues në vitin 1933 i “Kanunit të Lekë Dukagjinit” të përpiluar nga Atë Shtjefën Gjeçovi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?