”Logu i Bjeshkëve” si manifestim i traditave, Rama për Xhubletën: Hijeshia e saj mbrohet nga UNESCO, përkujdesje ndaj kulturës
Në Qafë të Predelecit u mbajt manifestimi tradicional ”Logu i Bjeshkëve”. Ky është festivali më unik, ku këngët e bukura të traditës, vallet e trashëguara ndër breza, folklori i pasur, etnografia madhështore dhe ritualet e lashta lidhin pjesëmarrësit thellësisht me rrënjët.
Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar fotot nga eventi, shkruan për Xhubletën, ku thekson se hijeshia e saj mbrohet nga UNESCO, si përkujdesje ndaj kulturës sonë kombëtare me vlera të pasura e të patjetërsueshme.
”XHUBLETA vjen e shpalosur në të gjitha dimensionet e saj në festivalin tradicional që promovon traditat malësore, “Logu i Bjeshkëve”. Hijeshia e saj mbrohet nga UNESCO, si përkujdesje ndaj kulturës sonë kombëtare me vlera të pasura e të patjetërsueshme”,-shkruan Rama.