Lutja historike në Vatikan, Dom Mark Pashkja: Një kapitull i ri pas 500 vitesh ndarje
Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike e cilëson lutjen e përbashkët midis Papa Gjonit XXIV dhe Mbretit Charles III në Vatikan si një ngjarje historike që pasqyron frytet e dialogut ekumenik mes Kishës Katolike dhe asaj Anglikane, të ndarë prej pesë shekujsh.
”Nëse shikojmë kontekstin historik, padiskutim është një ditë historike dhe një event historik ajo që ndodhi mes Papa Jonit 14 dhe Mbretit Charles të tretë. Në fakt jemi 500 vite pas ndarjes së Kishës Katolike të atëhershme të Britanisë dhe Kishës Romake, i cili duke mos pranuar të kurorëzonte Henrikun e 8, i cili jashtë ligjeve kishtare u martua me Izabelën, atëherë u mor vendimi që të përjashtohej dhe bashkë me të Henriku i 8 shkëputi edhe katolikët e atëhershëm të Kishës Angleze duke themeluar dhe duke i dhënë jetë Kishës Anglikane.
Që atëherë mbreti ishte i pari, ai që i prin Kishës Anglikane. Është një vend historik sepse në një farë mënyre është një korrje e fryteve të asaj që Kisha Katolike e quan ekumenizëm. Do të thotë një dialog i vazhdueshëm i të gjitha ato kishave që për shkaqe të ndryshme historike, janë ndarë, janë shkëputur nga primati i Romës”, u shpreh Pashkja.
KOHA JONË SONDAZH

