Netflix fiton të drejtën, do të nis prodhimin e filmit të veprës “Një mijë vjet vetmi” të Gabriel Marquez-it
Vepra e fituesit të Çmimit Nobel, Gabriel Garcia Marquez “ Një mijë vjet vetmi”, i është drejtuar gjigantit Netflix, i cili fitoi të drejtën për të shndërruar veprën letrare në një film.
Vepra e botuar në 1967, do të vijë me seritë filmike në spanjisht, ku djemtë e Marquez, Rodrigo Garcia dhe Gonzalo Garcia Barcha do të jenë pjesë e kastit që do të drejtojnë xhirimet në Kolumbi.
“Për dekada të tëra babai ynë ishte i gatshëm të shiste të drejtat e filmit të veprës ‘Një mijë vjet vetmi’, por ai besonte se prodhimi në një gjuhë tjetër përveç spanjishtes nuk do të ishte i drejtë, “- tha një nga djemtë e Marquez në një deklaratë.
Romanet e tjera të shkrimtarit kolumbian, si ‘Kronikat e një vdekjeje të paracaktuar’ dhe ‘Dashuria në kohën e kolerës’, u adaptuan si filma ose seri televizive, por Marquez kurrë nuk i lejoi të drejtat për veprën ‘Një mijë vjet vetmi’.
Alvaro Santana-Acuna, asistent profesor i sociologjisë në Kolegjin Whitman në Uashington, tha se studiot e mëdha të Hollywood-it, i kërkuan autorit Marquez të drejtat e përshtatjes për romanin klasik, sidomos pasi shkrimtari kolumbian fitoi çmimin Nobel në vitin 1982.
“Marquez ishte i shqetësuar se një përshtatje për ekranin do të reduktonte kreativitetin e lexuesit, pasi ata do të imagjinonin karaktere, ngjarje dhe vende në një mënyrë më personale (duke lexuar romanin) sesa kur paraqitet në ekran,” -shpjegoi Santana-Acuna.
Francisco Ramos, drejtues i origjinaleve të gjuhës spanjolle për Netflix, shtoi në deklaratën e tij: “Ne jemi tepër të nderuar që morëm besimin e filmit “Njëqind vjet vetmi”, vepër unike, një histori e përjetshme dhe portreti I jetës në Amerikën Latine.”
Burimi: The Hollywood Reporter