Rastësitë e pabesueshme historike: Shkak i sinkronizmit astronomik apo probabilitetit matematikor?

Rastësitë, janë një pajtueshmëri e rrethanave, të cilat janë në vetvete aq të paparashikueshme, saqë shpesh shoqërohen me të mbinatyrshmen dhe paranormalen. Historia është plot me akte të shkëlqyera të aftësive, dhe gjithashtu është plot me “përkime” të çuditshme, që shpesh duken aq të pabesueshme sa që shumë njerëz janë bindur se aty kanë dorë fuqitë më të larta.

Matematikanët i përshkruajnë rastësitë si probabilitete, dhe i konsiderojnë ato si të pashmangshme, çka do të thotë se ato kanë thjesht shansin që të ndodhin. Stephen Hawking, një nga mendjet më të mëdha shkencore në histori, do të kishte dashur të bënte gjithçka që të kishte shansin që ditëlindja e tij, 8 janar 1942, të përkonte me 300 vjetorin e vdekjes e një shkencëtari tjetër të madh, Galileo Galilei.

Për më tepër, edhe vdekja e tij ndodhi në ditëlindjen 139 të Albert Einsteinit, më 14 mars, ditën e numrit Pi, kur kalendari lexon 3.14. Para se të shohim se çfarë është saktësisht një rastësi në aspektin shkencor dhe pse ndodhin kaq shpesh, le të shohim disa nga rastësitë më të habitshme dhe me sa duket të jashtëzakonshme, që duket se e çojnë probabilitetin matematikor në ekstremet e veta.

Romuli ishte themeluesi i Romës, dhe perandori i parë i Perandorisë Romake ishte Augusti. Kur u shemb Perandoria Romake, perandori që e pa këtë rënie ishte Romul Augusti! Për më tepër, Thomas Jefferson, një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vdiq në 50 vjetorin e 4 korrikut, ditës së shpalljes së pavarësisë, dhe po kështu edhe John Adams.

Duke ndjekur gjurmët e kësaj tradite, bashkëthemeluesi i SHBA-së dhe presidenti James Monroe vdiq pesëvjet më vonë, serish më 4 korrik. Udhëheqësi i mongolëve Xhengiz Khan, e zgjeroi mbretërinë e tij me forcë në të gjithë kontinentin euroaziatik.

Ndërsa pasardhësi i tij i drejtpërdrejtë Amir Timur (1336 – 1405), ishte sundimtari i parë i dinastisë turko-mongole Timurid nga viti 1370 deri në vdekjen e tij. Më 20 qershor 1941, arkeologët në Bashkimin Sovjetik, e zbuluan varrin e tij dhe gjetën një mbishkrim: “Cilido që e hap varrin tim, do të çlirojë një pushtues më të tmerrshëm se unë!”

Dy ditë më vonë, nazistët filluan pushtimin e Bashkimit Sovjetik, në kuadër të Operacionit Barbarosa. Në qiell, ne kemi rastësi që dielli dhe hëna kanë pothuajse të njëjtin diametër vizual, kështu një eklips diellor na lejon të shohim efektin e kurorës diellore. Për më tepër, edhe pse përbërja e tyre materiale është krejtësisht e ndryshme, Hëna dhe retë në dritën e ditës kanë të njëjtën ngjyrë dhe shkëlqim.

Përkime të mëtejshme qiellore, u parashtruan nga John H. Lienhard, profesor si inxhinierisë mekanike dhe Historisë në Universitetin e Hjustonit, në librin e tij “Motorët e naivitetit tonë”, që tregon rastësinë interesante të lindjes dhe vdekjes së shkrimtarit amerikan Mark Twain.

Më 30 nëntor 1835 në Florida lindi Mark Twain, teksa në qiell po fluturonte kometa Hallej, që kthehet në afërsi të Tokës çdo 75 vjet. Në vitin 1909, Twain ishte 74 vjeç, dhe që kur ishte në të 20-at kishte parashikuar se ashtu si në lindje, edhe kur të vdiste, kometa do të ishte e dukshme në qiell.

Ai citohet të jetë shprehur: “Do të jetë zhgënjimi më i madh i jetës sime, nëse nuk do të iki nga kjo botë me kometën Hallej. I Plotfuqishmi e ka thënë: “Tani këtu dy të papërgjegjshëm erdhën bashkë, dhe do të ikën bashkë”’. Twain pësoi një atak në zemër më 21 prill 1910, vetëm 12 orë pasi Kometa Hallei u shfaq në qiell.

Një tjetër rastësi e habitshme, është se pesha e Piramidës së Madhe në Egjipt, vlerësohet në gati gjashtë milionë tonelata, dhe nëse shumëfishon këtë me 100 milionë, kemi masën e përafërt të Tokës. Për më tepër, koordinatat e sakta gjeografike të Piramidës së Madhe janë 29.9792458°N dhe shpejtësia e dritës është 299.792.458 metra për sekondë.

Në pamje të parë, këto fakte duken shumë të sakta për të qenë thjesht rastësi, por shihni sa thjesht është e arsyetuar e gjitha kjo. Së pari, ndërtuesit e piramidave i masnin njësitë në kubikë, midis 444 dhe 529.2 mm. Metri si masë, nuk u bë zyrtar deri në vitet 1700.

Një rend i ngjashëm me pesë shifra, nuk është veçanërisht i çuditshëm ose i jashtëzakonshëm. Njerëzit kanë fituar lotari, që përputhen me sekuenca shumë më të gjata sesa vetëm pesë shifra. Ndonjëherë numrat thjesht përputhen pa ndonjë lidhje.

Pra, për shkak se ky argument kërkon njëfarë sforcimi, mund të arrijmë në përfundimin se kjo nuk ka të ngjarë të jetë tjetër veçse një rastësi. Horace Walpole (1717-1797) ishte anëtar i Dhomës Britanike të Komunëve në shekullin XVIII-të, e kishte një zakon të “gjente atë që i nevojitej, sapo e donte”.

Uollpol i dha një emër aftësisë së tij të çuditshme për të gjetur gjërat papritmas – ‘serendipity’ – që do të thotë “gjetjen e diçka nga vëzhgimi i informuar” dhe në mënyrë rastësore. Elementët kryesorë të “serendipity”, përfshijnë fatin, mundësinë, kërkim aktiv dhe vëzhgimin e informuar.

Matja e shansit apo e probabilitetit të një rastësie, lejon dallimin ndërmjet rastësive dhe shkaqeve të lidhura me ngjarjen. Paradoksi i teorisë së probabilitetit, përdoret për të parashikuar ‘rezultatet’ e një numri të madh dukurish individuale, edhe pse secila prej tyre mund të jetë e paparashikueshme.

Psikiatri zviceran Carl Jung dhe fizikanti teorik zvicerano-amerikan, Wolfgang Pauli, thanë se rastësitë e shquara ndodhin nëpërmjet “sinkronizimit”, të cilin e përkufizuan si një parim “shkakësor” lidhës. Teoria Jung-Pauli e “sinkronicitetit” pohon se, ndonëse rastësitë kanë mungesë të lidhjes së dukshme shkakësore, ngjarjet e tyre të marra së bashku kanë kuptim për vëzhguesit.

Që të “sinkronizohen”, ngjarjet që duken të palidhura me njëra-tjetrën, duhet të kenë “gjasa të ndodhin së bashku rastësisht”. Megjithëse Jung dhe Pauli, ishin dy nga njerëzit më të famshëm që i kishin dhënë karakter specieve tona, teoria e tyre shpesh është vënë në pikëpyetje, sepse nëse ndodh diçka, duhet të kishte pasur një shans, pavarësisht sa e vogël mund të jetë ndodhja e tij. Sipas studiuesve Dejvid Lejn dhe Andrea Diem Lejn, në librin e tyre të vitit 2010 “Aty ku ligjet e mrrekullisë takohen me sinkronicitetin e Jungut”, skeptikët argumentojnë se ajo që percepton “sinkroniciteti”, është thjesht një shembull i prirjes për të perceptuar gabim lidhjet dhe kuptimin midis gjërave të palidhura, dhe se probabiliteti dhe teoria statistikore e paraqitur në Ligjin e Litëllud, shpjegon raste të tilla të mrekullueshme si “të perceptuara”. /Ancient Origins/Bota.al/

SHKARKO APP