“Shumë pak vrasës” ndez skenën e Teatrit “Skampa”, publiku shpërthen në duartrokitje

Netët e komedisë misterioze “Shumë pak vrasës” kanë sjellë një atmosferë fantastike në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, duke u shndërruar në një nga sukseset më të veçanta të këtij sezoni artistik. Salla u mbush plot me një publik të ngrohtë dhe energjik, i cili e shoqëroi shfaqjen me të qeshura, emocion dhe duartrokitje të pandërprera.
Nën regjinë e Rozi Kostanit, aktorët sollën me mjeshtëri dinamiken e një komedie misterioze plot situata gazmore, ritëm dhe befasi, duke rrëmbyer admirimin e të pranishmëve.
Në skenë interpretuan, Helidon Fino, Ola Harizaj, Marin Orhanasi, Vin Bejleri, Erli Fortuzi, Elona Mamo, Marsias Lila dhe Rudi Koçibelli, të cilët u vlerësuan për lojën e tyre të natyrshme dhe energjinë që sjellin në këtë produksion.
Teatri “Skampa” vijon të pasurojë kalendarin artistik me premiera dhe shfaqje për të gjitha grupmoshat. Krahas komedive dhe dramave për të rriturit, gjatë këtij sezoni po prezantohen edhe shumë shfaqje të dedikuara për fëmijët, duke e kthyer teatrin në një qendër të gjallë të kulturës dhe artit në qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?