“Veprimtaria e Faik Konicës”
”Veprimtaria e Faik Konicës, Bruksel 1896-1902” do të promovohet më 20 mars, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
“Gjuha shqipe është gjuhë me shije, e bukur dhe e bekuar”, kështu kishte porositur shkrimtari shqiptar Faik Konica, derisa përpiqej të përhape idenë që gjuha e lashtë shqipe të përdorët gjithandej.
“Diplomati shqiptar kishte arritur të ndërtojë idenë themelore si duhet të shkruhet, mësohet e unifikohet gjuha shqipe”, thotë profesori Isak Shema, i cili pas qëndrimit studiues në Universitetin e Brukselit, sjell këtë libër bazuar në materialet arkivore të fondit “Faik Konitca”.
Përmes këtij libri, Shema tregon se faza e parë e angazhimit patriotik TË Faik Konicës ka qenë e rëndësishme për forcimin e lëvizjes shqiptare për liri dhe pavarësi kombëtare. Ai flet për kohën kur Konica nga Parisi kalon në Bruksel me idenë për të botuar revistën “Albania”. Prej atëherë, ai ka filluar të shkruajë poezi, proza poetike, artikuj publicistikë e tregime. Në vitin 1902, Konica detyrohet ta lëshojë Brukselin e të jetojë në Londër deri më 1908.
Shema e ka ndarë librin në tri pjesë, ku në pjesën e parë përfshihen studimet për Faik Konicën. Autori vlerëson se me paraqitjen e dokumenteve arkivore të dosjes së veçantë të Arkivit të Brukselit, ndriçohen më mirë disa aspekte të jetës dhe krijimtarisë së Konicës.
Libri i Isak Shemës tashmë i është dhuruar Bibliotekës në Prishtinë, Institutit Albanologjik dhe gjendet nëpër librari. /KP/
https://video.gjirafa.com/190319-faik-konica-mpg