Kupa e Shqipërisë/ Skuadrat favorite avancojnë për në turin e 1/8-ve
Sot janë luajtur tetë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për fazën e 1/16-ve. Nuk ka shumë surpriza, teksa më tej kaluan skuadrat favorite. Dinamo triumfoi 2-0 ndaj Orikut, ndërsa Skënderbeu shkatërroi 4-0 Turbinën.
Lushnja u kualifikua, duke mposhtur Tomorin 3-0, ndërsa me tej kaloi edhe Flamurtari ndaj Burrelit.
Elbasani fitoi me vuajtje ndaj Kastriotit me rezultatin 3-2, ndërsa Apolonia mundi 2-1 Luzin. Dy sfidat e tjera, Bylis-Vora dhe Korabi-Besa, barazuan 2-2 në kohën e rregullt dhe shkuan në shtesa.

KOHA JONË SONDAZH

