Kur merr fund lufta ruse në Ukrainë? Papa Françesku tregon datën

Për afro 70 ditë, Rusia ka sulmuar dhe bombarduar Ukrainën, me gjithë arsenalin e saj. Me mijëra viktima dhe qytete të shkatërruara, pyetja e vetme është se kur do të marrë fund kjo luftë.

Papa Françesku, thotë se lufta mund të marrë fund më 9 maj në Ditën e Fitores. Sipas tij, kjo shpjegon gjithashtu shpejtësinë e përshkallëzimit të luftimeve të këtyre ditëve.

”Rusët kanë një plan, që gjithçka do të përfundojë më 9 maj. Kjo shpjegon gjithashtu shpejtësinë e përshkallëzimit të luftimeve të këtyre ditëve. Sepse tani nuk është vetëm Donbasi, është Krimea, është Odesa, po i heq portin e Detit të Zi nga Ukraina, është gjithçka”.

SHKARKO APP