1 në 3 persona do të duhet të ndërrojnë karrierë deri në vitin 2030
Melinda Gates tregon sekretin e të ndenjurit të punësuar
Fuqia punëtore e së ardhmes do të duket shumë ndryshe nga ajo e sotmja. Sipas hulumtimit nga McKinsey, gati një e treta e punëtorëve të SHBA do të duhet të gjejnë vende të reja pune deri në vitin 2030, si pasojë e automatizimit dhe përparimeve të shpejta në teknologji.
Megjithatë, miliarderja filantropiste Melinda Gates thotë se këto statistika nuk duhet të jenë shkak për shqetësim.
“Për të qenë i suksesshëm, secili prej nesh duhet të mësojë aftësi të reja – jo vetëm një herë, por edhe gjatë gjithë karrierës sonë”, shkruan ajo në një post më të fundit në LinkedIn.
“Çdokush mund të mësojë shkencën. Secili mund të mësojë të jetë një shkrimtar i mirë”, thotë Gates në një intervistë të shoqëruar nga një video.
Gates pranon se sektorët në zhvillim si robotika, mësimi i makinës dhe inteligjenca artificiale tashmë po prekin llojet e vendeve të punës që janë në dispozicion. Në dritën e kësaj, ajo thotë se fitimi i ekspertizës në industri të reja do të jetë faktori vendimtar në aftësinë tuaj për të mbajtur një karrierë të suksesshme.
“Nëse ju do të ndërroni punë, pak trajnim … do t’ju ndihmojë me këtë,” shpjegon Gates. “Kjo jo vetëm që do t’ju ndihmojë me besimin, por do t’ju ndihmojë me aftësitë.”
“Ndërsa industritë transformohen”, shkruante ajo në kolonën USA Today, “po krijohen vende pune që kërkojnë aftësi të reja, të cilat kërkojnë qasje të reja në arsim, trajnim dhe rekrutim”.
Sidoqoftë, Gates thotë se një edukim tipik katërvjeçar i arteve liberale gjithmonë do të ketë një vend në ekonominë e punës, sepse u mëson studentëve për kuriozitetin, për të mësuar dhe për t’u përballur me problemet.
Ajo shton se ndërsa disa vende pune, veçanërisht ato në teknologji, do të kërkojnë aftësi specifike, rolet e tjera do të kërkojnë gjëra të tilla si aftësitë e njerëzve, kështu që sfondi arsimor në aspektin e mënyrës se si mendoni, pyetni dhe analizoni gjithmonë do të jetë i rëndësishëm.