10 gjërat që vidhen më së shumti në hotel
Sipas një studimi frekuentuesit e hoteleve gjithmonë “vjedhin” gjëra nga hoteli dhe italianët kryesojnë në çdo listë. Ndërsa tek njerëzit më të ndershëm futen danezët, holandezët dhe norvegjezët.
Sipas investigimit të motorit të kërkimit të fluturimeve dhe hoteleve “Jetcost”, më shumë se 79% e italianëve ka pranuar se kanë marrë diçka nga një hotel, ndërsa danezët janë miqtë më të ndershëm: 88% e tyre kanë deklaruar se nuk kanë marrë asnjëherë asgjë me vete. Pas tyre, sa i takon korrektësisë, janë holandezët dhe norvegjezët: 85% dhe 84% e tyre, respektivisht, shprehen se nuk kanë marrë kurrë objekte me vete.
Mes atyre udhëtarëve apo turistëve që kanë pranuar se kanë marrë me vete diçka si kujtim gjatë qëndrimit në hotele, janë 62% e francezëve, 69% e britanikëve, 76% e portugezëve dhe 81% e spanjollëve.
10 gjërat që merren në mënyrë të vazhdueshme në hotele:
1.Aksesorë në banja (duke përfshirë ndonjëherë edhe mbajtëset e tyre).
2.Peshqirë, para së gjithash ata më të mëdhenjtë.
3.Llampa, bateri të telekomandës.
4.Objekte kancelarie, stilolapsa, libra të vegjël, revista, Bibla.
5.Lule dhe fruta, përfshirë vazo dhe shporta.
6.Shishe me pije nga mini-bari, që fillimisht pihen dhe më pas mbyllen me tapë.
7.Pjesë qeramikash, gota dhe pjata porcelani.
- Batanije, jastëkë e çarçafë.
9.Mbajtëse peshqirësh, tharëse flokësh, pasqyra.
10.Elektro-shtëpiake, pjata, orë, Dvd.