10 zbulime misterioze: Shkenca nuk ka përgjigje për to

Pa marrë para sysh nëse janë shumë para kohës së vet, a janë ndërtuar me teknologji të panjohur dhe se funksioni tyre nuk është krejtësisht i qartë, këto 10 zbulime deri më tash shkenca nuk ia ka dalë t’i sqarojë.

10. Çeliku nga Damasku

Shpatat që vijnë nga Damasku në Lindjen e Afërt janë përdorur 1700 – 800 vjet para epokës sonë e janë ndërtuar nga një material jashtëzakonisht i fortë. Tehet e tyre mbesin të pathyer edhe pas perplasjes së gurit e të metalit me te . Teknologjia e përpunimit të tyre edhe sot është panjohur.

 

9 Shtylla e hekurit në Delhi

Kjo shtyllë hekuri është e vjetër 1600 vjet dhe është e njohur me rezistencën e saj të pabesueshme ndaj ndryshkut. Shkencëtarët edhe sot s’e kanë të qartë se si në atë kohë ka qenë e mundur të arrihet kjo.

 

8. Gurët sferikë në Kostarikë

Për herë të parë janë vërejtur në fund të shekullit 19. Supozohet se në Kostarikë ekzistojnë rreth 300 gurë të tillë – sferikë me diametër rreth 2,4 metra. Pos që nuk dihet se përse janë të tillë, shkencëtarët habiten shumë me simetrinë e tyre.

 

7. “Gypat” në Baigong

Një shpellë kineze është e shpërndarë nëpër trajta e gurit që ngjasojnë me gypat nëpër të cilët rrjedh uji nga maja e bjeshkës në liqenin e afërt . Dikush pohon se “gypat” janë diçka që kanë lënë pas jashtëtokësorët pas vizitës në Tokë. Rreth 8 për qind e materialit të tyre ka përbërje të cilën s’e njohin shkencëtarët

 

6. Mekanizmi nga Antikitera

Ky është njëri nga zbulimet më misteriozë arkeologjikë e fjala është për mekanizmin e bronztë gjetur tek ujdhesa greke Antikitera në fillim të shekullit 20. Mekanizmi përshtatet me pozicionet e Hënës, të Diellit dhe të planetëve të tjerë. Supozohet të rrjedhë nga shekulli 1 i epokës së re.

 

5. Dorëshkrimi Voynich

Dorëshkrimi që rrjedh nga shekulli 15 ende nuk është deshifruar nga shkencëtarët, as gjuha dhe as shenjat e tij. Edhe pse mendohet të jetët jetë një thurimë e paramenduar, bëhet fjalë për 240 faqe të shkruara e të ilustruara. Kjo po i habit shumë shkencëtarët

 

4. Mumiet egjiptiane

Shkencëtarët kanë gjetur gjurmë hashashi, kokaine e duhani në mostrat e mumieve egjiptiane. Duhani rrjedh nga “bota e re” dhe është zbuluar 2000 vjet pasi varrimit të mumieve e në atë kohë as hashashi e as kokaina nuk kanë ekzistuar.

 

3. Bateria nga Bagdadi

Artefakte të pazakonshme janë gjetur në vitin 1936 rreth 20 kilometra nga Bagdadi, e ngjashmëritë e tyre ma bateritë galvanike i ka njohur arkeologu gjerman Wilhem Kanig. Rikonstruktimi i tyre ka treguar se ato mund të gjenerojnë rrymë me kapacitete 0,4 do 1,9 voltë. Bëhet fjalë për baterinë e qelqtë të lartë 13 cm me cilindër remi e që rrjedh 200 vjet para epokës sonë dhe që është 2000 vjet para se bateritë prodhoheshin sërish.

 

2. Mumiet nga San Pedro

Në vitin 1932, dy burra afër bjeshkës San Pedro germojne mumien e gjatë 35 centimetra. E shikuan ekspertët nga muzeu natyror dhe ata e vlerësuan autentike por pas kësaj ajo u zhduk.

 

1. Qyteti i humbur Nan Madd

Bëhet fjalë për qindra ujdhesa artificiale ndërtuar nga blloqe graniti. Ata janë të rëndë rreth 50 tonë e gjenden në Mikronezi – në mes të Paqësorit. Ishin kryeqyteti i dinastisë Sodeler, e deri më tash nuk dihet se si ndërtuesit ia dolën t’i punonin rreth 200 vjet para epokës sonë.

SHKARKO APP