104-vjeçarja rrëfen sekretin e jetëgjatësisë

Mary Charlton është një pensioniste që se fundmi ka festuar 104-vjetorin. Edhe pse ka arritur në këtë moshë, ajo vazhdon të ketë kujtesë të mirë dhe ka aq energji sa mund të pastrojë vetë dëborën jashtë shtëpisë së saj. “Unë nuk kam pirë kurrë cigare apo alkool dhe mendoj se kjo më ka ndihmuar të jetoj gjatë. Gjithashtu, unë i bëj çdo ditë vetes një hamburger me proshutë dhe besoj që ky është sekreti im më i madh”, tha ajo për Mirror. Ajo ka festuar ditëlindjen me miqtë e saj dhe tregon se të gjithë këndonin e kërcenin me të duke pirë shampanjë. Ndërkohë, Mary ishte e vetmja që pinte lëng portokalli në ditën e saj më të lumtur.

SHKARKO APP