11 vjeçarja gjeni që do të studiojë në Harvard

Ajo akoma nuk ka mbushur moshën për të ngarë makinën apo votuar. Por këtë vjeshtë, Ria Cheruvu do jetë në auditoret e Universitetit të Harvardit. Cheruvu, nga Arizona, SHBA, është një fëmijë- gjeni, e cila është diplomuar e para në shkollën e mesme këtë vit, edhe pse është 11 vjeç. Mamaja e saj e dinte se Cheruvu ishte e zgjuar që kur ajo ishte vetëm 9 muajsh. Në moshën 7 vjeç ajo u fut tek programet e përshpejtuara. Në vjeshtë ajo do nisë studimet në neuro- biologji, duke mësuar në Harvard se si funksionon truri. “Njerëzit më pyesin se si do ndërveprosh me njerëz, që janë më të mëdhenj se ti. Unë u them thjesht që do ndërveproj me mendje që janë si e imja” tha ajo.

 

SHKARKO APP