13 rregullat absurde të ISIS: S’duhet të bëhesh gjinekolog

 

Të kryesh disa veprime, Shteti Islamik të ndëshkon me vdekje. Ja cilat janë disa prej tyre:

1. Ndalohet dalja nga territori i ISIS për qytetarët që janë me vendbanim në këtë territor. Në rast se ISIS i jep të drejt dikujt të dal nga territori i tij, atëherë qytetari duhet të sjellë një garantues e që në rast të moskthimit garantuesi vritet.

2. Ndalohet shitja e duhanit dhe e veshjeve të femrave.

3. Ndalohet dalja e gruas jashtë shtëpisë pa arsye. Në rast të daljes së saj nga shtëpia, ajo duhet të jetë e mbuluar tërësisht me rroba të zeza. Mbulimi i saj përfshinë, fytyrën, sytë dhe tërë trupin. Ngjyra tjetër e veshjes së femrave është e ndaluar dhe e dënueshme.

4. Ndalohet falja e namazit sipas medhhebit Hanefi.

5. Imami që nuk ka mjekër nuk mund të jetë imam. Mjekra sipas tyre është fundament dhe farz. Qytetarët e kanë të obliguar lënien e mjekrës dhe shkurtimin e rrobave. Rrobat nuk guxon të barten me firma të huaja, si psh; Nike, Adidas etj.

6. Ndalohet emërtimi i lokaleve me emër të femrës.

7. Ndalohet importi i mishit dhe pulave.

8. Ndalohet puna në kohët e namazeve.

9. Ndalohet studimi në degët si; Juridik, Art, Shkenca Politike dhe Gazetari.

10. Martesa është obligative të bëhet para kadiut-gjykatësit të ISIS-it, përndryshe pasojnë ndëshkimet maksimale.

11. Ndalohet shitja e kamerave dhe vënia e tyre në objekte.

12. Ndalohet funksionimi i lokaleve të internetit dhe kafeneve.

13. Meshkujt nuk mund të jenë gjinekologë, ndërsa femrat e kanë të ndaluar shkollimin.

Këto si dhe shumë ndalesa tjera të stilit të tyre, janë disa nga vështirësitë e shumta me të cilat po përballen qytetarët që jetojnë në territoret që kontrollon ISIS, në Irak dhe Siri.

SHKARKO APP