14 këngët me mbi 1 miliard shikime në Youtube

Platforma Youtube tashmë më është vendi ku këngët e yjeve të showbizit, krijojnë hite dhe fitojnë miliona lekë nga klikimet. Nuk ishte imagjinuar që një këngë ti kalonte 1 miliard shikime në internet, por kënga e PSY- Gangnam Style, theu çdo pritshmëri dhe sot ajo regjistron në kanalin e Youtube plot 2.5 miliard shikime dhe çdo ditë rritet edhe me më shumë shikime. Shumë artistë kanë ditur të shfrytëzojnë anët pozitive që ofron interneti dhe konkretisht Youtube, ata lançojnë këngë të cilat kthehen në hite. Falë kanalit Youtube, jo vetëm artistët mund të postojnë videokpilet e tyre por dhe mjaft njerëz të thjeshtë kanë ditur të marrin vëmendje e që përkthyehet në fitim monetar. Këngët me më shumë shikueshmëri në Youtube, që kanë kaluar 1 miliard janë 14, dhe ato janë:

PSY – “Gangnam Style” – 2.5 miliardë shikime
Taylor Swift – “Blank Space” – 1.4 miliard shikime
Wiz Khalifa ft. Charlie Puth – “See You Again” – 1.34 miliard shikime
Mark Ronson ft. Bruno Mars – “Uptown Funk” – 1.28 miliard shikime
Justin Bieber ft. Ludacris – “Baby” – 1.27 miliard shikime
Taylor Swift – “Shake It Off” – 1.26 miliard shikime
Katy Perry ft. Juicy J – “Dark Horse” – 1.24 miliard shikime
Enrique Iglesias ft. Descemer Bueno and Gente de Zona – “Bailando” – 1.23 miliard shikime
Katy Perry – “Roar” – 1.217 miliard shikime
Meghan Trainor – “All About That Bass” – 1.2 miliard shikime
OneRepublic – “Counting Stars” – 1.1 miliard shikime
Sia – “Chandelier” – 1.07 billion
Major Lazer & DJ SNAKE ft. MØ – “Lean On” – 1.018 miliard shikime
LMFAO ft. Lauren Bennett and GoonRock – “Party Rock Anthem” – 1.010 miliard shikime

Por janë ende tre videoklipe që u prezantuan gjatë 2015, e që kanë marrë mbi 900 milionë shikime deri më tani. Janë kthyer në hite ndërkombëtare, dhe ato janë: “Sugar” e Maroon 5 (983 milionë shikime), “Hello” e Adeles (949 milionë shikime) dhe “Love Me Like You Do” e Ellie Goulding (909 milionë shikime). Kënga e Adele është klasifikuar si më e dëgjuara dhe më e pëlqyera për 2015, me një rekord shitjesh dhe pozicionesh në klasifikime të ndryshme në top listat muzikore.

R.Shtylla

SHKARKO APP