17-vjeçarja që ka alergji nga uji
Kuriozitete E Shtunë, 1 Maj 2021 21:37
17-vjeçarja Alexandra Allen nga SHBA, vuan nga një sëmundje e rrallë.
Ajo është alergjike ndaj ujit, sëmundja e saj quhet urtikaria akuagjenike, dhe është kaq e rrallë, sa prek vetëm 35 njerëz në mbarë botën. Allen e kuptoi se vuante nga kjo sëmundje, kur mbeti pa ndjenja ndërsa bënte një herë vaskë.
Ajo madje ka alergji edhe nga djersët dhe për ta shmangur djersitjen, e cila mund t’i marrë edhe jetën, ajo qendron gjithmonë në vende të ftohta.