195 000 letra dhe kartolina në një ditë për vajzën që iu dogj familja
Në vitin 2013, Sa'fyre Terry humbi babain e saj, tre vëllezërit dhe motrat në një moshë tepër të re, gjatë një zjarri të qëllimshëm, i cili gjithashtu e la atë me djegie mbi 75 për qind të trupit të saj dhe mezi komandonte dorën dhe këmbën e djathtë.
Dëshira e vogëlushes 8 vjeçare për festën e Krishtlindjes ishte që të merrte sa më shumë letra dhe kartolina për festën, që të mund ti vendoste ato të gjitha poshtë pemës. Kur ajo i tregoi hallës për dëshirën e saj, kjo e fundit me skepticizëm i tha se do të merrnin disa të tilla, me frikën për të mos e zhgënjyer vogëlushen.
Historia e saj është e njohur në rrjetet sociale, dhe qindra mijëra njerëz anembanë botës kanë nisur kartolina dhe letra për Sa’fyre. Kjo është një mrekulli dhe një provë që mirësia dhe bujaria nuk ka fund. Mediat raportojnë se plot 195 000 kartolina dhe letra me urime kanë arritur në adresën e Sa'fyre Terry për vetëm një ditë.
Burimi: Yahoo
Përshtati: S.L/Koha Jonë