20 mijë shkencëtarë braktisën Greqinë në 5 vite, ja arsyet!

20 000 shkencëtarë të rinj grekë kanë braktisur vendin mes viteve 2009-2014. Kjo është shifra tronditëse që ka dhënë Ministri alternativ i Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë, Kostas Fotakis.

Gjatë një fjalimi mbajtur në një konferencë inovacioni, ai tha se numri i shkencëtarëve të rinj që largoheshin nga vendi ishte dyfishuar në krahasim me periudhën 2000 – 2005.

Fotakis, i cituar nga “Protothema”, tha se me gjithë krizën ekonomike që po kalon vendi, qeveria po investonte në financimin e kërkimeve shkencore si stimul për të mbajtur në vend shkencëtarët e rinj.

“Shpenzimet për kërkime janë rritur me 200 milionë dollarë nga viti 2014 në vitin 2015”, tha ai.

SHKARKO APP