22-vjeçari “rilind”, i heqin 72 cm zorrë të trashë
Edhe pse vetëm 22-vjeç, trupi i tij prej vitesh ishte në gjendje të keqe. Një masë prej 72 centimetrash zorrë të trashë, jetonte në barkun e tij e cila i shkaktoi mbledhje të kapsllëkut ndër vite.
I riu mendohet se ka lindur me sëmundjen e Hirschsprung, gjendje ku nervat që kontrollojnë zorrët dhe i ndihmojnë ato të çlirohen, nuk funksionojnë.
Për pasojë, jashtëqitja grumbullohet dhe shkakton bllokim. Pacienti, i cili u operua në një spital në lindje të Kinës, nisi të vuante nga kjo sëmundje në moshë fare të re.
E përditshmja britanike “The Sun“, shkruan se mjekët shtangën nga madhësia e barkut të pacientit dhe u shprehën se “dukej sikur do të shpërthente nga momenti në moment”.
Testet treguan se ai kishte muaj, mos vite, jashtëqitje të grumbulluar në një pjesë të zorrës së tij të trashë. Ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati 3 orë dhe mjekët i hoqën atij mbi 72 centimetra të zorrës, që peshonte rreth 13 kilogramë.