23-vjeçarja me dy mitra, “lind”çdo muaj gjatë ciklit

Një vajzë 23-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë, ajo ka lindur me dy mitra. Sophie Loader ka lindur me dy mitra dhe sa herë që ka ciklin ajo përjeton dhimbjet e lindjes, te cilat mund të zgjasin deri në 72 orë, sepse mitra e saj e dytë mbushet me gjak, duke ‘luajtur rolin’ e fetusit brenda në bark.Dhimbjet që ajo përjeton janë identike me dhimbjet e lindjes dhe e vetmja mënyrë që mund t’i menaxhojë është përmes ushtrimeve të frymëmarrjes. Loader është aktualisht nënë e një djali. “Kam ‘lindur’ mbi 100 herë, por vetëm një herë ‘prej vërteti’.  Të thuash dhimbje, është pak. Kur isha 13 vjeç dhe më filluan kontraktimet, nuk e kuptoja çfarë po më ndodhte, nuk kisha ndjerë kurrë një dhimbje aq të madhe, ishte e tmerrshme, edhe doktorët menduan se mund të isha shtatzënë.” Sophie jeton me të dashurin e saj gjithashtu 23 vjeç dhe djalin e tyre 2-vjeçar Chase. Djalin e ka lindur me prerje Cezariane dhe fatkeqësisht nuk mund të krahasojë dhimbjet që përjeton çdo muaj me ato të lindjes së vërtetë. Gjatë jetës së saj 30 herë i është dashur të qëndrojë në spital pasi nuk mund t’i përballonte dhimbjet e mëdha. “Nuk do t’ia uroja këtë asnjë gruaje. Një lindje është më se e mjaftueshme”.

SHKARKO APP