250 nxënës i mbajnë vellon tri kilometra të gjatë nuses

Autoritetet që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, po hetojnë një nuse me emrin Kandy i Shri Lankës, që angazhoi 250 nxënës për t’i mbajtur vellon të gjatë hiç më pak se tri kilometra. Ndersa ecte së bashku me dhëndrin nëpër rrugën kryesore të qytetit, fëmijët e angazhuar duhej t’i mbanin pëlhurën e shtrenjtë. “Angazhimi i nxënësve gjatë orëve të mësimit, është i dënueshëm deri në dhjetë vjet. Po mundohemi që ky rast të mos përsëritet e të mos kthehet në trend”, thuhet në raport. Mësohet se ajo ka angazhuar edhe 100 vajza që të shpërndajnë lule gjatë ceremonisë martesore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?