26-vjeçarja i pret të dashurit organin gjenital me gërshërë krasitjeje

Një 26-vjeçare i ka prerë të dashurit të saj penisin ndërkohë që po flinte gjumë më gërshërë krasitje.  Brenda Barattini nga Argjentina sulmoi 40-vjeçarin mëngjesin e së dielës në në qytetin e Cordobws ndërsa ishte në gjumë. Ai u dërgua në spital për shkak të humbjes së madhe të gjakut, por tani është në gjendje të qëndrueshme. Policia arrestoi 26-vjeçaren, e cila pranoi krimin e kryer, raporton Daily Mail. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, por policia beson se Barattini hyri në shtëpinë e të dashurit në orët e para të mëngjesit. Është gjithashtu e paqartë se çfarë e motivoi vajzën për të kryer një sulm të tillë. Nuk dihet ende nëse mjekët kanë gjetur organin gjenital të burrit dhe nëse do ta arrijnë që ta ngjisin përsëri.

SHKARKO APP