3 zakone që tregojnë se fëmija juaj është një gjeni

Nëse je prind, me shumë mundësi e di sa të rëndësishme janë vitet e para të jetës për fëmijën. Gjatë këtyre viteve keni mundësinë për të ndikuar në jetën e tyre. Ka shumë faktorë që ndikojnë në trurin e një fëmije. Megjithatë, zakone të caktuara, janë mjaft të rëndësishme për ta.

“Ne shqetësohemi për atë se çfarë do të bëhet një fëmijë nesër, por harrojmë se ai është dikushi sot.”- Stacia Tauscher

Një studim i publikuar nga “The Lancet” u përpoq të zbulonte se si 3 zakone ndikojnë në zhvillimin njohës te fëmijët e moshës 8 deri në 11 vjeç. Bëhet fjalë për gjumin, stërvitjen dhe kohën e qëndrimit para ekranit.

Kini parasysh që:

1. Gjumi: 9 ose 10 orë

2. Stëvitja: 60 minuta aktivitet fizik i moderuar

3. Koha para ekranit: 2 orë

Më shumë se 45 pjesëmarrës u testuan për gjuhën, kujtesën, shpejtësinë dhe aktivitetin fizik.

SHKARKO APP