300 mijë fëmijë u vodhën nga nazistët, si pjesë e “racës së pastër”

Një ekspozitë lëvizëse është hapur në Gjermani, e cila tregon mbi fatin e 300.000 fëmijëve të vjedhur nga nazistët për t’u bërë “qytetarë të pastër arianë” të Rajhut të Tretë.

Ata u rrëmbyen nga vendet lindore të pushtuara nga Hitleri dhe u dërguan në Gjermani, pas inspektimit nga specialistë nazistë të gjenetikës, përkatësisht pas vlerësimit se ata konsideroheshin “adekuatë” për t’u bërë pjesë e “racës së pastër”.

Një nga fëmijët, historia e të cilit është treguar në ekspozitën e hapur në Këln është ajo e Kostya Pablowitsch Harelek i cili është në foto, në krah të organizatorit të programit të rrëmbimit – shefit të SS, Heinrich Himmler.

SHKARKO APP