39 vjeçarja e “varur” për të pasur fëmijë, ka sjellë në jetë 12 fëmijë (FOTO)
Një nënë ka kaluar nëntë vite të jetës së saj shtatëzanë dhe ka lindur fëmijën e saj të 12-të. Mandy, 39 vjeçe nga Worthing, solli në jetë vajzën e saj të shtatë gjatë verës.
E porsalindura ka 11 vëllezër e motra, e ku çifti tashmë ka pesë djem e gjashtë vajza të moshave të cilëve variojnë nga një deri në 23 vjeç.
Mandy ka pranuar se ajo është bërë e ”varur” për të pasur fëmijë dhe fëmijën e parë e ka bërë kur ka qenë16 vjeç.
“A jam unë e varur për të pasur foshnje? Po, dhe ka një element të kësaj”,- tha ajo mbi shtatzëninë e jashtëzakonshme.
Por ajo nuk është e vetmja, ku edhe burri i saj do të ketë një familje të madhe. Mandy tha se: “Jo të gjitha shtatzënitë ishin të planifikuar por secili fëmijë ka qenë i mirëpritur”.