4 mijë kinezë vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit në Kinë po i merr jetën 4000 personave çdo ditë. Ky është konkluzioni i një studimi të fundit bërë nga fizikantët e universitetit të Kalifornisë, sipas të dhënave të të cilëve 1.6 milionë njerëz vdesin në Kinë çdo vit nga sëmundje të zemrës, mushkrive dhe atakeve kardiake nga ajri i ndotur.
Studimi i bazuar në regjistrimin e të dhënave përgjatë katër muajve në 1500 qëndra të pozicionuara në Kinë, Tajvan dhe Korenë e Jugut del në përfundimin se 1/3 e popullatës kineze thith ajër që sipas standarteve të Shteteve të Bashkuara është jo i shëndetshëm. Sipas një botimi të Greenpeace gjatë muajit prill, ndër 360 qytetet e Kinës, vetëm në më pak se 10% thithet ajër brenda standarteve të caktuara të ndotjes.
Robert Rohde, kryesuesi i studimit, ia dedikon këtë gjë emëtimit të gazrave nga djegia e qymyrit, qoftë për energji apo ngrohje ashtu sikurse edhe gazrave të djegies së makinave. Sipas një artikulli të publikuar prej tij në gazetën Nevv York Times, ndotja e ajrit mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndeti, përfshi këtu astmen, kancerin e mushkrive, sëmundje të ndryshme të zemrës dhe ataket kardiake.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjatë një deklarate të vitit të shkuar bëri me dije se në mbarë botën 7 milionë njerez humbin jetën në vit si pasojë e ajrit të ndotur.