400 studentë i këndojnë poshtë shtëpisë profesorit me kancer (video)

400 studentët e Nashville i kanë bërë një surprizë mësuesit të tyre të sëmurë me kancer, duke i kënduar këngë lutjeje. I gjithë trupi studentor i “Cristo Presbyterian Academy”, ka treguar se sa e do profesorin e latinishtes Ben Elis, duke improvizuar një koncert të vërtetë në shtëpinë e tij. Një prind ka shpjeguar në Facebook se, “Ne të gjithë e duam profesor Ellis dhe familjen e tij”. Fëmijët i kanë kthyer pjesë të dashurisë që kanë marrë nga ai. Ai është një mësues model. Profesori i ka shkruar fëmijëve një letër ku i thotë se tani është akoma më i sigurt me praninë e Zotit.

YouTube player

SHKARKO APP