48 vjet më parë njeriu ecte në Hënë
Si sot 48 vjet më parë, Apollo 11 u ul në Hënë. Ishte ekspedita e parë në hapësirë që uli njerëz në sipërfaqen e Hënës. Misioni u drejtua nga Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA).
Astronautët amerikanë Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin kaluan afërsisht dy orë e gjysëm duke mbledhur dhé e copa gurash nga sipërfaqja për studim nga shkencëtarët e NASA-s.
Pas rreth një ore që ishin ulur, Buzz Aldrin i bëri një foto pamjes së gjurmës që ai la në hënë. Gjurma është bërë e njohur si “Nënshkrimi i Njeriut në Hënë”.