5 arsye pse është mirë t’i keni miq kolegët e punës

Afro 70% e njerëzve që punojnë thonë se të paturit një marrëdhënie shoqërore me kolegët është një faktor i rëndësishëm për disa arsye.

Motivimi

Nëse punojmë në një mjedis pozitiv dhe miqësor, ku ndihemi mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, sigurisht që jemi më të motivuar dhe më të përqëndruar në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Produktiviteti

Swiss Digital Mobile Reklama

Një studim arriti në përfundimin se të paturit miq në punë rrit produktivitetin me pothuajse 43%.

Këshillat

Kritikat, të bëra për një qëllim të mirë, janë të rëndësishme në vendin e punës. Nëse ata janë më me përvojë se ju, do të përmirësoni performancën.

Marrëdhënia

Njerëzit kalojnë me kolegët e punës mesataraisht 6-8 orë në ditë, çka do të thotë se ata janë aty në ditë të mira dhe të këqija. Situatat e lumturisë, por edhe problematike si përballimi i stresit gjatë orarit të punës, janë faktorë që ndikojnë në një mënyrë ose në një tjetër në raportin tuaj. Kolegët e punës ju njohin më shumë se ç’mendoni.

Rutina

Ata kanë të njëjtën rutinë si ju, që do të thotë se i dinë përpjekjet dhe “betejat” tuaja. Kështu që ndonjëherë askush nuk ju kupton më mirë sesa një koleg.

Përshtatur nga Bright Side

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?